Lekaj: AAK nuk i bashkohet protestës

04.08.2016 10:16:07

Deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në protestën e sotme të paralajmëruar nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

Pal Lekaj, kryetar i grupit parlamentar të deputeteve të AAK-së thotë se nuk do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lekaj thotë se pa u koordinuar me partitë e bllokut opozitar nuk do të dalin më në protesta.

 “Për momentin nuk është koha për protesta. Dje i gjithë opinioni e pa që Kosova po i fal tokë Malit të Zi”, ka thënë Lekaj.