AAK pret lirimin e Haradinajt

05.04.2017 09:34:36

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pret që në seancën e nesërme në Gjykatën në Colmar të Francës të lirohet lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet isufi ka thënë për Lajmi.net se duke e ditur që materialet e Serbisë për këtë rast janë të fabrikuara, ish-Komandanti i UCK-së duhet të lirohet.

“Nesër presim që të mbahet seanca dhe pasi materialet që ka dërguar Serbia janë të frabirukuara, presim që kryetari Haradinaj të lirohet. Madje ai nuk ka pasur nevojë të ndalet . Ndërsa ketëo procedurat që e kanë prolonguar procesin për këta muaj, konsiderojmë se janë lajthitje e drejtësisë franceze bazuar në trillimet që i ka bërë Serbia”, ka thënë Isufi.

Ai më tej ka thënë se institucionet e Kosovës nuk janë treguar mjaftueshëm të angazhuara në rastin e Haradinajt dhe as në rastet tjera.

“Shteti i Kosovës është treguar i dobët karshi angazhimeve për qytetarët e vet dhe sidomos për personalitete që është ditë se mund të ndalohen. Por konsiderojmë se edhe në rastin e Haradinajt  institucionet e Kosovës nuk janë treguar sa duhet të angazhuara, për shkak se kemi të bëjmë me një luftëtar të lirisë deh si ish-kryeministër”, ka shtuar Isufi.