AAK publikon kandidatin për kryetar të Prishtinës

12.08.2017 12:41:53

AAK-ja ka kandiduar Arbër Vllahiun për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet që do të mbahen më 22 tetor.

Ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është prezantuar si kandidat për Prishtinën në konferencën për media që AAK-ja e ka mbajtur sot nga ora 11:00.

AAK-ja në zgjedhjet e kaluara komunale dy herë garoi në Prishtinë me Besnik Tahirin. Kandidaturën për Prishtinë deri më tani e ka konfirmuar Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje.