AAK: Vota ka vlerë 4 vjeçare, dilni votoni

19.11.2017 18:07:32

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përgëzon qytetarët e vendit për një proces të qetë, demokratik dhe mbi të gjitha, të civilizuar.

AAK vlerëson lartë punën e instiucioneve të vendit në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor, thuhet në njoftimin e AAK-së, transmeton lajmi.net.

Secila votë e ka vlerën dhe peshën e vet 4 vjeçare, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve në të gjitha komunat në të cilat votohet sot, që të shfrytëzojnë orën e mbetur, për ta ushtruar të drejtën e tyre dhe të votojnë për të ardhmen e tyre.