Abdixhiku: E humbëm Prizrenin për shkak të involvimit të Thaçit në fushatë (Video)

27.10.2017 23:26:47

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij e ka humbur garën për kryetar të Prizrenit shkaku i involimit të presidentit Hashim Thaçi në fushatë.

Abdixhiku, duke folur në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se involvimi direkt i presidentit Thaçi, i cili sipas tij ka bërë pazare me minoritetet në këtë qytet, ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit.

“Kur je në pushtet bën pazare dhe i kthen minoritetet. Kemi fakte dhe fotografi të takimeve të Thaçit me grupet e minoriteteve”, tha Abdixhiku.

Më tej Abdixhiku ka thënë se të njëjtën gjë e ka provuar të bëjë edhe në Vushtrri edhe në Klinë.

“Sot e kësaj dite, Thaçi vazhdon të bëjë fushatë për kandidatët e PDK-së”, tha Abdixhiku.