Abdixhiku ka reaguar ndaj mosvendosjes së flamurit të Kosovës në Prishtinë

10.02.2018 22:32:48

Për mosvendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës të rrethi në hyrje të Prishtinës, kërkesë e qytetarëve edhe përmes peticionit, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Reagimi i plotë i Abdixhikut:

Vetëm këtë javë,

– Në New York, Empire State Building ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës; për nder të Kosovës.

– Në Paris, Akili ngritë flamurin e Kosovës për medalje të artë në finalen e madhe të xhudos.

– Në PyeongChang të Koresë Jugore, sportistët kosovarë prezantojnë për herë të parë flamurin dhe shtetin e Kosovës.

Flamuri i Kosovës sot prezantohet në gjithë botën. Djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi po përkujdesen për të. Tek ne, ndërsa, ka ende të tillë që diskutojnë vendosjen ose jo të flamurit të Republikës.

Sa keq për të tillët.