Abdixhiku: LDK nuk ka qenë kurrë më mirë

20.07.2018 16:20:05

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur poshtë pretendimet se kjo parti është e përçarë mes vete.

Ai përmes një fotografie të publikuar në “Facebook”, ka treguar se deputetët dhe anëtarët e tjerë të kësaj partie janë mirë së bashku.

Në mbishkrimin e fotografisë Abdixhiku ka shkruar: “Kurrë më mirë. Bashkë dhe të vendosur!”

Përndryshe gjatë ditës së sotme është raportuar se në shtëpinë e liderit të kësaj partie, Isa Mustafës ka qenë për vizitë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe kjo fotografi është bërë pikërisht në shtëpinë e Mustafës.

 

Image