Abelard Tahiri: Akoma nuk kemi ardh në përfundim për rolin e...

Abelard Tahiri: Akoma nuk kemi ardh në përfundim për rolin e Eulex-it

08.03.2018 10:57:36

Ministri i Drejtsisë, Abelard Tahiri, në vizitën që ia bëri Institutit të Mjekësisë Ligjore, përveç angazhimit për rritjen e kapacitetëve për këtë institut, foli edhe për mandatin e EULEX-it pas qershorit.

Ministri Tahiri tha se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje se çfarë do të bëhet pas skadimit të mandatit të EULEX-it në qershor të këtij viti.

“Pa dyshim jemi në fazën e konsultimeve dhe ende nuk kemi ardh në përfundim për rolin pas qershorit për EULEX. Dua t’i falënderoj për angazhimin dhe vullnetin për të ngritur kapacitetin e këtij institute. Angazhimi i EULEX ka qenë  i madh. Ne momentitn kur do të kemi një marrëveshje, ne do ta publikojmë” ka thënë Tahiri.