Abelard Tahiri procedon në Qeveri projektligjin për Prokurorin e shtetit

Abelard Tahiri procedon në Qeveri projektligjin për Prokurorin e shtetit

13.11.2017 15:07:46

 

Sipas Tahirit, Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe Koncept Dokumenti për Suspendimin e Zyrtarëve Publikë, ndaj të cilëve ngriten aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës  zyrtare, do ta fuqizojnë edhe më shumë integritetin e institucioneve.

Ky është postimi i plotë:

Kam proceduar në Qeveri dy pika, me të cilat ministria që unë drejtoj përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane (ERA). Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe Koncept Dokumenti për Suspendimin e Zyrtarëve Publikë, ndaj të cilëve ngriten aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, do ta fuqizojnë edhe më shumë integritetin e institucioneve tona në luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me miratimin e këtyre akteve, ne do të kemi një politikë të konsoliduar shtetërore që përçon mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë, pa përjashtim, do të jenë subjekt i tij.