Arban Abrashi vizitoi Strehimoren shtetërore për viktimat e trafikimit

Arban Abrashi vizitoi Strehimoren shtetërore për viktimat e trafikimit

26.01.2017 14:27:47

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka zhvilluar takime pune me Atsuki Takahashin, zyrtar për monitorimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në takime, Abrashi prezantoi angazhimet institucionale në ofrimin e shërbimeve ndaj viktimave të trafikimit dhe së bashku më Takahashi dhe zyrtarë tjerë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, vizituan Strehimoren Shtetërore për Strehimin e Viktimave të Trafikimit, që strehon raste të trafikimit me nivel të mesëm dhe të lartë të rrezikshmërisë, si dhe viktima të trafikimit në cilësinë e dëshmitarit.

“Ministri Abrashi gjithashtu njoftoi edhe me bashkëpunimin e Ministrisë me sektorin e shoqërisë civile, përmes së cilit ofrohen shërbime shtesë për këto kategori, veprimet e ndërmarra nga Ministria, sikurse licencimi i ofrueseve të shërbimeve sociale, ngritja e kapaciteteve dhe programet e ri-integrimit dhe qëndrueshmëria financiare”, thuhet në njoftim.

Takahashi nga Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi angazhimet e Ministrisë ndaj kësaj kategorie dhe u zotua në bashkëpunimin me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.