Arban Abrashi: Demarkacioni mund të dalë në Kuvend më së voni pas dy jave

08.03.2017 15:09:02

Zëdhënësi i Qeverisë dhe njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se nuk ka ndonjë datë specifike se kur do të shkojë në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas tij, Demarkacioni mund të dalë në Kuvend javën e ardhshme ose pas dy jave.

“Nuk ka ndonjë datë specifike për demarkacionin”, ka thënë  Abrashi në “Fol Hapur”.

Ai ka shtuar po ashtu se deri në periudhën e fundit të vitit 2016, papunësia në Kosovë është në shkallën prej 27-28 për  qind.