Abrashi paralajmëron projekte ekonomike dhe vende të reja pune në Kosovë

26.09.2020 16:15:03

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është takuar me ekipin e Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Me anë të një postimi në Facebook, Abrashi ka paralajmëruar projekte infrastrukturore që do ta integrojnë Kosovën më mirë, do të zhvillojnë ekonominë dhe do të hapin vende pune, shkruan ljmi.net.

Postimi i plotë i Abrashit:

Takime produktive për projekte të rëndësishme

Projekte infrastrukturore, që do ta integrojnë Kosovën më mirë, që do të zhvillojnë ekonominë dhe hapin vende të reja të punës ishin temat që diskutuam me ekipin e Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC).

Bashkë me ministrin, Blerim Kuçi, takuam ekipin e DFC, Caleb McCarry, John Jovanovic dhe Brian Martalus, që tregaun përkushtim për të siguruar financa për zhvillimin e projekteve të rëndësishme në Kosovë dhe për ta ndihmuar edhe sektorin privat.