Abrashi thirrje qytetarëve për të votuar

19.11.2017 18:15:00

Kur kanë mbetur edhe një orë deri në mbyllje të vendvotimeve në 19 komunat e Kosovës, ende po vazhdojnë thirrjet për qytetarët që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Njëjtë ka bërë edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi. Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për të dalë për të votuar.

“Dilni votoni, ma pak se 2 orë kanë mbet”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/