Absolutizimi i sundimit të injorancës dhe marrëzisë që ka fytyrën Kadri Veseli

25.10.2016 16:15:15

Nga Rexhep Kastrati

Erazmo Roterdami ka ngritur trajtimin e marrëzisë në nivel të tipologjisë psiko-sociale, e cila pas origjinës natyrore të pabarazisë së Zhan Zhak Rusosë, dhe pas trajtimit të njeriut si ujk për njeriun nga Tomas Hobesi, përplotësoi qasjen dehumanizuese të qenies njerëzore. Këto dhe shtjellime të tjera të mëhershme dhe të mëvonshme, do të kontribuojnë në ngritjen e psikologjisë së personlaitetit në nivel të disiplinës shkencore psikologjike që trajton tipet e personalitetit. Pa mohuar meritat e Frojdit në këtë drejtim, dhe të Jungut në identifikimin e pafetëdijes kolektive, megjithatë Alfred Adleri, dhe Erih Fromi kanë bërë shumë që ne të kuptojnë tipologjitë psiko-sociale të personalitetit të njeriut dhe të mund të flasim edhe në shoqërinë tonë për tipologjinë e tillë. Dhe natyrisht jo në kuptimin e nugshtë disiplinar të çështjes, sa në shpërfaqjet e tyre piblike në fusha dhe në lëmi të ndryshme publike. Aq më tepër kur të tillët pushtojnë hapësirën e debatit politik dhe mediatik, pra hapësirën e debatit publik. Në fakt në Kosovë, ka një bashkërendim të hatashëm ndërmjet marrësusë dhe injorancës politike me marrëzinë dhe injorancën politike për të pushtuar dhe për të mbajtur të pushtuar hapësirën e debatit publik për çështje publike, në mënyrë që marrëzia dhe injoranca të pushtojnë edhe hapësirën e lirisë. Në këtë mënyrë, injoranca dhe marrëzia janë bërë edhe modë, edhe mënyrë oportune e ballfaqimit me problemet reale të vendit. Dhe ky bashkërendim, ka bërë që, Volteri të konsiderohet shumë modern dhe shumë aktual, që Niçe të mos konsiderohet si rebel dhe profan, por as Oruelli të mos duket i dalë mode. Dhe të gjitha këto në një vend të vogël dhe në një shoqëri edhe më të vogël, ku brenda një filxhani kafeje parashikohen dhe projektohen edhe strategji krimi, edhe himne për injorancën dhe marrëzinë dhe lartësohen kriminelë. Në një ambient të tillë, sa më injorant që të jesh, sa më i marrë që të jesh, aq më i zhurmëshëm bëhesh, aq më i dukshëm je. Sepse, ashtu duan strukurat e marrisë dhe të injorancës. Strukutra tipologjike e sado-mazohistëve, siç i quan fromi tipat që janë shumë agresivë ndaj të dobëtëve, dhe janë shumë të nënshtruar ndaj më të fortëve, po shpërfaqet në mënyrën më të mbrapshtë të mundur, duke afirmuar antivlerën, antihumanen, antishtetin dhe antikombëtaren. Strukurat e tilla jo që i bënë alibinë krimit, vrasjes dhe shkaëtrrimit të shpresës, por edhe e ngritën në model dhe shembull që duhet ndjekur. Në pllakat e varrit të viktimave të dhunës politike duhet shkruar: Juve nuk ju vrau krimi, juve ju vrau lartësimi i krimit në nivel të vlerës morale dhe shoqërore!. Erazmo Roterdami edhe sot do të thoshte: Lavdi marrisë!, Erih Fromi edhe sot do të shkruane po ata libra për tipologjitë e personliatit dhe për anatominë e destruktivitetit njerëzor, edhe Xhorxh Oruell, do të kishte arsye të ngriste në nivel të shqyrtimit filozofiko-letrar dhe psikologjiko-letrar trajtimin e sociopatologjive shoqërore, edhe Rolan barti do të gjente sa të duash material për të elaboruar çështjen e modës, edhe në nivel të shenjës, edhe në nivel të të shenjuarit, edhe në nivel të shenjuesit, pra edhe në nivel të ligjëratës, edhe në nivel të psikologjisë së mendimit dhe të shkrimit, edhe Tomas Hobesi do të kishte mundësi të thoshte: Homo homini lupus est (Njeriu për njeriun është ujk!). Dhe kur marrëzia dhe injoranca ngritet në nivel të vlerës morale dhe shoqërore, atëherë edhe Julia Kristeva do të kishte arsye për të ardhur në Kosovë për të shtrirë më tej studimet e saj në fushën e psikologjisë së tmerrit, sepse mungesa e guximit për të vepruar kundër marrëzisë dhe injorancës, në fakt bazën e ka te frika e mbjellë gjatë dhe pas vrasjeve të ndryshme politike. Është kështu ngaqë vrasjet politike nuk kanë ndodhur thjesht për të hequr nga kjo botë disa individë, por për të ngjallë tmerrin kolektiv te një shoqëri të ldhur nga vujatjet dhe nga lufta, që kjo e fundit të mos kundërshotjë sundimin e marrëzisë dhe të injorancës. Prandaj, nuk është për t’u çuditur kur injoranti që shitet analist, si pa të keq thotë: Kadri Veselit nuk po i pritet të bëhet kryeministër, dhe këtë e merr fare normale, dhe në përputhje me vlerat që përfaqëson ai farë analisti. Dhe është kështu, sepse ai nuk është për të cenuar pushtetin e marrëzisë dhe të injorancës, por për ta arsyetuar analitikisht. Pra, injorantët dhe të marrët që e quajnë veten analistë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, nuk janë asgjë tjetër pos klone psiko-sociale, analitike e filozofike të atyre që përfaëqojnë sundimin  e territorit të marrëzisë dhe të injorancës. Dhe këta injorantë dhe të marrë, e marrin si punë të kryer: rrëzimi i Qeverisë dhe hopa Kadri Vesli kryeministër , pra janë të sigurt se kjo punë është e kryer. Pra, përkundër klanit “Pronto”, përkundër implikimit në shërbime të ndryshme sekrete, përkundër kapjes së shtetit, shoqëria jonë nuk reagon dhe do të vazhdojë të shpërblejë të tillët. Pra, këta janë të paprekshëm dhe kurdo mund të bëjnë çka të duan. Dhe ky është mjerimi i mendimit publik te ne që imponon edhe opinionin kolektiv të shoqërisë. Pra, sundimi i marrëzisë, i injorancës dhe i strukturave sociopatike të sado-mazohistëve që lartësojnë çdo ditë strukturat sunduese të marrëzisë, ësahtë aq i thellë sa në vetëdijen dhe ndërdijen kolektive, siç do të thishte Jungu, është fakt i kryer që të marrët dhe injorantët mund të bëjnë kur të duan dhe çka të duan. Pra, po propagandohet një opinion i pafuqisë për të ndryshuar, i pafuqisë së shoqërisë përballë individëve dhe strukutrave të marrëzisë dhe të injorancës. A po synohet të topitë reagimin individual dhe kolektiv kundër marrëzisë dhe injorancës? A po synohet që të shkërmoçen edhe fuqitë e fundit të njëshoqërie për të çliruar hapësirën socio-psikologjike të territorit të lirisë? A po provohet kështu t’i paraprihet një absolutizimi të marrëzisë? A po provohet që ky absolutizim të përmbysë çdo vlerë morale dhe shoqërore? Vallë si do të quhej ndryshe një situatë kur institucionet kryesore të shtetit do të ishin në duart e një partie? A nuk është marrëzi dhe injorancë edhe veç ta mendosh një situatë të tillë, e lë më të shprehesh? Vallë a mund të ndodhë që hashim Thaçi të ketë presidencën, kadri Vesli të ketë kryeministrinë, dhe ndonjë tjetër drejtimin e Kuvendit? Kur ka ndodhur kjo në Kosovë? A nuk është marrëzi të mendohet klshtu? A nuk është injorancë totale të thuash se Kadri Veselit nuk po i pritet të bëhet kryeministër? Në çfarë argumente bazohen këta që thonë kështu? Në argumentin e votës? Po a nuk janë të gjitha zgjedhjet në Kosovë argument se argumenti i votës ka shërbyer për ndarje pushteti, e jo për absolutizim pushteti? Vallë mund të shohë ëndërr kush se PDK, apo cilado parti tjetër mund t’i ketë të gjitha institucionet kryesore të shtetit? Po çkapja e shtetit ku po mbetet? Po lufta kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit ku po mbetet? Po bashkëpunimi me Gjykatën speciale ku po mbetet? Po transformimi i FSK-së në FA ku po mbetet? Po liberalizimi i vizave ku po mbetet?  Pra, ku po mbeten porceset në të cilat ka hyrë Kosova dhe që janë procese të përbashkëta me bashkësinë ndërkombëtare? Këto dhe shumë pyetje të tilla, përgjigjet i kanë shumë të mërdhezta dhe shumë dekurajuese për lartësuesit e sundimit të marrëzisë dhe të injorancës. Janë shumë të qarta dhe nxjerrin në pah pikërisht nivelin e marrëzisë dhe të injorancës së atyre që kujtojnë se ambalazhi e shet kurdoherë edhe mallin. Dhe ambalazhi prej analisti, prej profesionisti të një fushe të caktuar, nuk i shet mallrat e marrë dhe injorantë të lartësimit të sundimit të marrëzisë dhe të injorancës, por e nxjerr më në dukje. Dhe ajo që po duket, dhe që është dëshmuar më shumë se një herë, është se duhet punë dhe angazhim për të çliruar hapësirën socio-psikologjike të territorit të lirisë që na e kanë pushtuar pikërisht tipat sado-mazohistë të krijimit të opinionit publik. Dhe kjo është bërë nëpërmjet mediave dhe portaleve që sulmojnë trurin e shoqërisë me produkte mediale, propagandistike dhe psikologjike traumatike dhe të luftës speciale.