AC Milan zyrtarizon përforcimin e parë

20.01.2017 20:30:10

Milani ka arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e sulmuesit spanjoll, Gerard Deulofeu

Telenovela mes Milanit dhe Gerard Deulofeu ka marrë fund. Sipas Milan TV, Rossonerët ka arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e sulmuesit spanjoll

Milan e ka huazuar ish sulmuesin e Barcelonës, për 500 mijë euro deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje për 18 milionë euro, përcjell Express.

Së fundit interesim për Deulofeu ka shfaqur edhe Wolfsburg, por Milani është treguar më i shkathët duke siguruar shërbimet e spanjollit.