Acarimi i  raportëve në mes të dy Kryemistrave shqiptar!

16.01.2020 12:11:45
Nga Adem Bytyçi
 Në kohën kur Presidenti serb Aleksandër Vuqiq, mohon masakren e Reqakut ,në të cilën forcat ushtarake dhe policore serbe masakren në mënyrën më makabre 46 civil shqiptarë, Kryeministrat shqiptar kanë kërkuar një seancë gjyqësore civile për shkak të shpifjeve, sipas paditësit Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ,kundër të paditurit Ramush Haradinaj, Kryministrit në dorëheqje  të Kosovës.
Një presedan ky të cilin nuk  do të donte të merrte më mend as një shqiptar, e as ata të Ukrainës , të cilët nuk e flasin edhe aq mirë shqipen për shkaqe që tani më dihen!
Pa paragjykuar epilogun e kësaj Gjykate në favorrin e njerit apo të Kryrministrit tjetër, Kryeministri aktual i Shqiprisë z.Edi Rama , duhet kuptuar, se ka krijuar miqësi me një President , të një shteti i cili ka bërë masakrat më makabre dhe gjenocid ndaj popullatës shqiptare në Kosovë , për të cilat është i njohur në mënyrën më syptile i tërë opinioni botëror, ani pse miku i Edi Ramës Kryeministrit të Shqipërisë, Presidenti aktual i Serbisë, Alexandër Vuqiq, i mohon këto krime të cilat  nuk i ka njohur historia  në as një vend të botës pas luftës dytë botërore.
Kryeministrit aktual të Shqiprisë Edi Ramës , pse jo duhet t’i thuhet hapur dhe pa ekivoke, se raportet aq miqësore me Serbinë, herët a vonë kanë për të përfunduar në favorrin e Serbisë dhe në dëmin e Shqiprisë dhe të qështjës shqiptare në përgjithësi!
Zatën historikisht raportet shqiptaro-serbe gjithmonë kanë përfunduar në dëmin e Shqiprisë, edhe atëherë kur janë cilësuar tepër vëllëzore nga Establishmenti politikë dhe ushtarake i dikurshëm shqiptar, gjatë dhe pas përfundimit të luftës dytë botërore.
Po të gjykohet drejtë dhe në thellësinë e duhur mardhënje e Presidentit serb Alexander Vuqiq, me Kryministrin aktual të Shqiprisë Edi Rama, kanë të bëjnë me relativizimin e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e çnjohjës së shtetësisë së Kosovës nga disa shtete të cilat më parë e kanë njohur subjektivitetin ndërkombëtar  të shtetësisë së Kosovës!
Çdo thellim i mardhënjeve në mes Shqiprisë dhe Serbisë, pa e njohur Serbia, pavarësin eKosovës, është thikë pas shpine për Kosovën nga shqipëria dhe Qeveria aktuale e saj, këtë do ta pohonte çdo analist pavarësisht se sa i ditur apo i pa ditur do të ishte!