Adian Gjini: Në komunën e Gjakovës s’mund të hapen kopshtet nesër

31.05.2020 23:18:05

Adian Gjini ka thënë se në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.

Sipas tij, vendimi i qeverisë i datës 31 maj (e diel) që kopshtet të hapen me datën 1 qershor (e hëne) është nonsens.

“Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen”.

“Nuk mund të bëhen përgatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi jepet të dielën në ora 22:00”.

“Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër; ndërsa po nesër do të fillojnë përgatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë”.