Administrata Trump informon Kongresin se po tërhiqet nga OBSH

07.07.2020 19:35:18

Administrata e udhëhequr nga presidenti Donald Trump e ka njoftuar Kongresin se po tërheq zyrtarisht Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetit në mes të pandemisë së coronavirusit, kanë thënë zyrtarë të shumtë për CNN.

Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, senati Robert Menendez, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit ka bërë të ditur lajmin përmes Twitter duke shkruar se “Kongresi pranoi njoftimin se POTUS zyrtarisht tërhoqi SHBA nga mesi i një pandemie… Kjo nuk do të mbrojë jetën apo interesat amerikane – i lë amerikanët të sëmurë dhe Amerikën vetëm”, ka shkruar Menendez, një demokrat.

Një burim i informuar për një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara i tha CNN se është letra shumë e shkurtër, rreth tre fjali, dhe konfirmoi se do të kërkojë një afat kohor tërheqjeje prej një viti, por paralajmëroi se ata nuk mund të konfirmojnë se ishte versioni përfundimtar.

Siç vlerëson CNN, lajmi konfirmon se administrata synon të ecë përpara me planin e saj për t’u tërhequr nga OBSH.

Trump fillimisht njoftoi qëllimin e tij për t’u tërhequr nga OBSH në maj dhe vazhdimisht ka akuzuar organizatën për ndihmën e Kinës në mbulimin e origjinës së virusit.