Adoleshentja kërcënonte bashkëmoshataret me thikë në mensën e shkollës, policia e gjuan me revole elektrike (Video, +16)

30.03.2017 17:52:34

Një adoleshente e cila po mbante në dorë një thikë është goditur nga policia me revole elektrike,  pasi ishte përfshirë në një rrahje në mensën e shkollës.

15-vjeçarja duket se ishte ngopur me keqtrajtimin që po ia bënin një grup i vajzave, në shkollën e mesme Peoria në Illinois të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu kishte vendosur t’i qërojë hesapet me ato, duke i kërcënuar me thikë në mensën e shkollës, me ç’rast është detyruar të ndërhyjë policia për ta qetësuar situatën.

Adoleshentja e paidentifikuar dhe e afërmja e saj, gjithashtu 15-vjeçe, ishin përfshirë në një rrahje në mensë.

Dhe në momentin që policia ishte munduar të ndërhyjë, vajza kishte hipur në tavolinë duke mbajtur lart thikën, veprim ky që nxiti policinë të reagoi duke e goditur me revole elektrike.