Aeroplani amerikan rrëzohet në Australi

05.08.2017 16:20:13

Një zyrtar i ushtrisë amerikane tha për Fox News se janë të shpëtuar 23 nga 26 ushtarët që ishin në aeroplanin e Marinës amerikane që ra në Australi.

Incidenti ndodhi në gjirin Shoalwater, në shtetin australian Queensland, transmeton Telegrafi. Atje janë dërguar anijet dhe aeroplanët për të kryer operacionet e shpëtimit.

AP, duke cituar zyrtarët amerikane, raporton se gjithçka ishte aksident.

Për shkak të zvogëlimit të buxhetit për Ushtrinë amerikane, rreth 70 për qind e aeroplanëve ushtarakë që janë pjesë e Marinës, nuk fluturojnë për shkak të mungesës së pjesëve rezervë dhe të defekteve tjera.