Aeroplani u përfshi nga flakët, shihni tmerrin që përjetuan pasagjerët (Video)

29.10.2016 17:24:41

Ndonëse për fat të mirë nuk pati viktima, 21 persona mbetën të lënduar, në avionin që u përfshi nga flakët e zjarrit një ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar të Çikagos.

Por në një video të publikuar në “Youtube” ditën e sotme, e kapur nga një prej pasagjerëve brenda në avion, duket tmerri që ata kanë përjetuar deri në momentin e evakuimit.

Në video duket kaosi i krijuar nga pasagjerët e tmerruar pasi kanë kuptuar se avioni është përfshirë nga flakët, përcjell tch.

Siç thanë zyrtarë të përfshirë në hetime shkak i incidentit ishte bërë një problem në motorin e avionit.

Boingu 767 me 161 pasagjerë në bord e pjesëtarë të ekuipazhit, kishte si destinacion Majamin.

Menjëherë sapo kuptoi atë që po ndodhte piloti ndërpreu procesin e ngritjes dhe evakuoi të gjithë personat përmes daljeve të emergjencës, ndërkohë që nga avioni po dilte tym i zi. Ajo që mund të ishte kthyer në një tragjedi fatale, u mbyll me vetëm 20 të plagosur lehtë.