Aeroplanin ngrihet në fluturim vetëm pak metra larg turistëve, vdes 57-vjeçarja nga presioni i madh i ajrit (Foto/Video)

13.07.2017 12:39:11

Një turiste ka mbetur e vdekur në vend pasi përplasi kokën në tokë nga presioni i madh i ajrit që u krijua nga motorët e një aeroplani që po ngrihej për fluturim, në një plazh të famshëm ku aeroplanët gjigant fluturojnë vetëm pak metra mbi kokat e pushuesve.

57-vjeçarja po mbahej për një gardhi me zinxhir pranë aeroportit të territorit holandez të Karaibeve të Sint Maarten, por presioni i madh i ajrit bëri që asaj t’i rrëshqasin duart nga gardhi dhe të përplas kokën për një copëz betoni, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se kjo grua po qëndronte duarlidhur në gardh, kur presioni i madh i krijuar nga motorët e fuqishëm të aeroplanët e “fluturuan” për disa metra, dhe përfundoi duke përplasur kokën në beton.

Mijëra turistë mblidhen çdo ditë në plazhin Maho për të shikuar nga afër duke u ngritur dhe aterruar aeroplanët në aeroportin ndërkombëtar “Princesha Juliana”, në të cilën aeroplanët fluturojnë vetëm pak metra mbi kokat e pushuesve, dhe për këtë ka fituar edhe epitetin e aeroportit më të frikshëm në botë.