Afati i dytë në UP, në Fakultetin Teknik pak të interesuar

12.09.2017 23:21:41

Ka disa ditë që është hapur afati i dytë për studentë por mungon interesimi, sidomos për ato drejtime që kërkohet më shumë mund.

Në Fakultetin Teknik, ka pak të interesuar. Por ndryshe është situata në fakultete të tjera.

Sportelet e Fakultetit Teknik janë të zbrazëta.

Pak studentë shihen të interesuar që të aplikojnë në afatin e dytë të regjistrimit në drejtimet që ofron ky fakultet. E krejt kjo ndodh për shkak se disa drejtime janë të vështira për t`u studiuar.

Ndryshe është situata në Fakultetin Ekonomik.

Numri i aplikuesve arrin shifra të mëdha, edhe pse shumica nuk mund ta kalojnë as pragun e paraparë që të pranohen në këtë fakultet.

Ndërkohë studentët kanë mundësi të aplikojnë edhe në drejtimet e reja në këto fakultete, në atë Megatronikës dhe Ekonominë në gjuhën angleze.