Afër fundit festivali “Dokufest”

Afër fundit festivali “Dokufest”

11.08.2017 09:52:39

Edicioni i festivalit “Dokufest” , është afër fundit. Vetëm edhe sot e nesër kanë mbetur të shfaqen filmat dhe të përfundojnë aktivitetet e tjera.

Nita Deda, drejtoreshë e festivalit “Dokufest” , vlerësoi se edicioni i sivjetmë i festivalit ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur asnjë problem teknik. “Sot është një aktivitet shumë i veçantë me “Marubin”, nga Shkodra. Po ashtu kemi edhe aktivitete të tjera”, tha ajo sot në  emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Deda bëri me dije se këtë vit kanë përdorur pjesën e rinovuar të Kalasë në Prizren. “Qëllimi ynë është të sjellim filma të mirë dhe regjisorë të mirë. Shenja e mirë për neve është se publiku po vjen në kinema”, tha ajo.

Deda përmendi edhe punëtoritë që janë organizuar në festival dhe që janë një mundësi e mirë për të rinjtë.

Po ashtu sipas saj, pas përfundimit të ceremonisë, do të shfaqen edhe filmat që do të marrin çmimet e këtij viti dhe që janë të kategorive të ndryshme.