AFËR NJË MIJË TIKETA TË TRAFIKUT PËR 24 ORË

AFËR NJË MIJË TIKETA TË TRAFIKUT PËR 24 ORË

07.04.2018 14:47:34

 

Sipas raportit 24 orësh dërguar nga Policia e Kosovës, dje në vend kanë ndodhur gjithsej 43 aksidente dhe janë shqiptuar 994 tiketa të trafikut.

Nga aksidentet asnjë nuk përfundoi me fatalitet, 13 prej tyre kishin të lënduar, kurse 30 sosh pa të lënduar.

17 është numri i të arrestuarve për ditën e premte në Kosovë, në mbajtje u dërguan 5, kurse në vuajte të dënimit u dërguan dy persona.