Afganistan: Nga shpërthimi i bombës, 7 civilë të vrarë

15.01.2017 17:16:31

Zyrtarët afganë thonë se së paku 7 civilë janë vrarë, përfshirë një grua dhe tre fëmijë, kur makina e tyre ka hasur në bombë në një rrugë në pjesën lindore të Afganistanit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim të sotëm, por ministria e brendshme afgane i ka fajësuar “armiqtë e paqes dhe stabilitetit”, që është një terminologji me të cilën zyrtarët afganë u referohen militantëve talibanë.

Në një zhvillim të ndarë, po ashtu sot, në provincën Nangarhar, zyrtarët kanë njoftuar se militantët e Shtetit Islamik i kanë rrëmbyer 13 arsimtarë të një shkolle fetare.

Autoritetet provinciale thanë se forcat e sigurisë e kanë filluar operacionin për çlirimin e mësuesve.