Afganistan, shkon mbi 40 numri i të vdekurave nga sulmi vetëvrasës

28.12.2017 16:35:21
Numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës kundrejt një qendre kulturore në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, është rritur në 41 persona.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Brendshme e Afganistanit, thuhet se në orët e mëngjesit të sotëm, sulmuesi vetëvrasës, ka shpërthyer bombën mbi të pasi që ka hyrë në ndërtesën e një qendre të kulturës ku gjendet edhe agjencia e lajmeve e quajtur Sesi (Ava), e cila gjendet në rajonin e 6-të të Kabulit.

Në deklaratë gjithashtu është bërë e ditur se pas sulmit të parë kanë shpërthyer edhe dy bomba të tjera të vendosura në afërsi të qendrës kulturore, raporton Anadolu Agency .

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit, Vahid Mexhruh, në një deklaratë tha se në sulmin kundrejt qendrës së kulturës kanë humbur jetën 41 persona, ndërsa 82 të tjerë janë plagosur.

Ai më tutje duke theksuar se mes të vdekurve gjenden edhe katër gra dhe dy fëmijë, tha se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani, kërkoi që të fillohet hetim i detajuar në lidhje me sulmin.

Ndërkohë organizata terroriste DEASH e mori përsipër përgjegjësinë mbi sulmin.

Brenda qendrës kulturore e quajtur “Tabjan” dhe e cila dihet se është e grupit shiit Hazara, një ndër grupet më të mëdha etnike të vendit ndodhen organizata të ndryshme, si agjencia e lajmeve dhe qendra arsimore.