Afganistan: Vritet një komandant i IS-it

07.04.2018 14:11:14
Një komandant lokal i grupit militant Shteti Islamik është vrarë nga forcat e sigurisë së Afganistanit në provincën Jawzjan, kanë njoftuar autoritetet.

Shefi i kësaj province, Faqeer Mohammad Jawzjani, ka thënë se komandanti i IS-it, Qari Hekmat është vrarë nga sulmet ajrore të forcave afgane më 5 prill.

Zyrtarët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Hikmat është vrarë së bashku me truprojën e tij dhe dy militantë të tjerë.

Jaëzjani ka thënë se forcat qeveritare po vazhdojnë operacionet për të pastruar zonën nga militantët e IS-it, raporton rel.

Zyrtarët afganë kanë thënë se militantët e IS-it në Jawzjan kanë emëruar Mawlawi Habib-ur-Rehman, si komandat të tyre të ri.

Militantët e IS-it kanë prezencë në disa qarqe në Afganistan, kryesisht në zonat pranë kufirit me Pakistanin, por edhe në disa provinca verirore si Jaëzjan dhe Kunduz.

Grupi militant ka marrë përgjegjësinë për disa sulme vetëvrasëse në kryqytetin Kabul dhe në qytete tjera, përfshirë në qytetin Herat dhe Jalalabad.