Afrim Gashi: Drejtoresha e rrjeteve sociale dhe kërcënimet e saj

05.04.2017 21:10:13

Paska reaguar Drejtoresha e rrjeteve sociale ( kështu e quaj drejtoreshen e arsimit në komunen e Prishtinës) në lidhje me një koment timin që kam bërë në një postim të Shpend Ahmetit.

Komenti im ishte në lidhje me një vetlavdatë të Shpend Ahmetit ku paraqiti këndet e leximit që ka bërë nëpër shkollat tona dhe për të dalur shumë më mire Shpend Ahmeti në foto kishte edhe bibloteka të cilat kaherë kanë ekzistuar. Natyrishtë komenti im me këtë kishte të bënte. I bëra edhe thirrje që mos të investoi koti për shkak se këto kënde të ashtuquajtura kënde të leximit nuk janë aspak të shfrytëzueshme, arsyeja është shumë e thjeshtë, nxënësit janë të angazhuar në orë mësimore nga fillimi i procesit e deri në fund, nuk ka kohë të lira p. sh. si mund të ketë në univerzitet, shkurt nxënësi për të shfrytëzuar këtë kënd leximi duhet që ta lë orën mësimore ose mos të ushqehet gjatë pushimit të gjatë sepse pas përfundimi të orës së gjashtë nxënësi është i stërlodhur, këtë e dime më së miri ne që kohë pas kohe mbajmë orën e shtatë si orë të mësimit plotësues ose shtues.

Se sa janë të shfrytëzushme këto kënde leximi më së miri e dine nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Le të vlerësojnë ata.

Pas komentit tim menjëhere vjenë edhe replikimi nga drejtoresha e rrjeteve sociale. Si çdo here e gatshme, fundja e ka prioritet. E fillon replikën e saj me fjalën “ ti ke qenë drejtor dhe e dine që nuk ka pas asnjë kënd të leximit” .  Po është e vertet që kënde të tilla nuk ka pasur por shkolla ku unë kam qenë drejtor ka pas edhe ka edhe sot një biblotekë mjaftë të pasur me tituj. Drejtoresha e rrjeteve sociale vazhdon me më tregu se si kryetari po më lejonë që të komentoi sepse sipas saj unë dhe të tjerët që kemi mendime ndryshe nga ta të mos guxojmë të flasim e të komentojmë. Këtë ka tentuar të bëjë edhe më parë duke dërguar emisar që të përcjellin punën time dhe duke kërkuar që unë të jap deklarata me shkrim, deklarata të tipit komunisto-titistë.

Ajo ka shkuar edhe me largë duke ma “rikujtuar” se si Shpend Ahmeti edhe përkundër që nuk kishte kurfarë obligimi ndaj meje ai ma vazhdoi kontraten e punës, kuptohet si mësimdhënës. Po jam i vetëdijshëm për këtë, nuk kishte obligime ndaj meje sepse unë jam nga qyteti i Prishtinës e VV është e fokusuar që të punësojë njerëzë që vinë nga qytete tjera, madje nuk e plotësojë as kushtin tjetër sepse nuk i takojë VV-së e për këtë nuk ka pas obligim ndaj meje.

Drejtoresha në replikimin e saj edhe më ka “udhëzuar” që të punojë me nxënësë në mënyrë që ata të shfrytëzojnë këndin e leximit! Jo jo në shkollën ku unë punojë nuk ka se si shfrytëzohet e kemi përfunduar, aty janë vetem nja 50 lektyra shkollare dhe hiq më shumë. Furnizo me libra të rinjë, më mire shfrytëzone buxhetin në blerje të librave se sa në lukse siç ishte JAHTA e shumë lukse tjera.

Krejtë në fund drejtoresha më jap edhe një porosi. Porosia ishte që edhe unë të lexojë dhe kësaj porosie po i pergjigjem në këtë mënyrë: po kam lexuar, jam duke lexuar dhe do të vazhdojë të lexojë deri në frymen e fundit. Vetem se leximi bëhët nga shumë burime, libra, publikime, ligje, udhëzime administrative etj etj. Drejtoresh, ti mos u mburr se lexon publikime e komente nëpër rrjetet sociale. Ti duhet të lexoshë ligje e mos të bijësh ndesh me to, ti duhet të lexosh udhëzime administrative sepse e ke obligim që ti respektosh sepse për ndryshe ligjet e republikës munden edhe të denojnë. Mos mendo që pasi nuk e njeh republikën mund të amnestohesh.