Afrim Gashi: Komuna e Prishtinës mashtruese ordinere

16.04.2017 17:22:35

Tash e sa kohë kemi raportuar për mashtrimet që bënë komuna e Prishtinës. Këto mashtrime bëhën më qëllim që t’i manipulojnë qytetarët se kinse këta, punën e tyre e kryejnë me nder dhe pergjegjësi morale e ligjore!

Mashtrimi i fundit ka të bëjë me shpenzimet e naftës, naftës e cila është shpenzuar për ngrohje në shkolla.

Komuna e Prishtinës raportoi se gjatë vitit 2016 janë kursyer 312.404 litra naftë krahasuar me vitin 2013.

Në shikim të parë kjo duket mirë, por kur kësaj i shtohet se krahasuar vitin 2013 me vitin 2016 nga sistemi i ngrohjes me naftë kanë dal këto shkolla: “Xhevdet Doda”, “Ali Sokoli”, “Xhemail Mustafa”, “Dardania”, “Faik Konica”, “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemali”, “Prenk Jakova” , kjo na del më tepër se mashtrim!

Kur kemi fakte që për shkak të një urdhërese nga DKA që mos të lëshohen ngrohjet gjatë pushimit dimror as edhe një minutë, pati shumë avari/prishje dhe dëmët ishin të mëdha nuk mundesh me quajt ndryshe përveç  se një mashtrimë ( shkollat që patën avari/prishje janë: “Hilmi Rakovica”, “Nexhmi Mustafa”, “Zenel Hajdini”, “Mitrush Kuteli”, “Ali Kelmendi”, “7 Marsi” , “Eqrem Qabej”, “Xhavit Ahmeti”, “Iliria”, “Emin Duraku”, “Pavarësia”, “mirtush Kuteli”)

Problemet tjera ishinë: furnizim jo i rregulltë me naftë, dhënja e urdhërit për ndaljën e nxemjës në fillim të muajit mars, shkurtimi i orarit në shumë shkolla për shkakë të defekteve apo mosfurnizimit me naftë, detyrimi i nxënësve që të qëndrojnë në shkollë edhe për kundër të ftohtit ( nxënësit ishin të detyruar në një farë mënyre që të organizohen dhe të sjellin nxemëse elektrike nga shtëpitë) etj.

Të gjitha këto u bënë vetem që ta nxjerrin një raport “pozitivë”

Raportin “pozitivë” e nxorrën, por vetem sa për tu vetknaqur sepse ky ishte vetem një tentim për të mashtruar qytetarët. Ishte e kotë sepse për këto dukuri janë në dijeni të gjithë qytetarët e shumë më mirë prindërit e nxënësve të cilët në ditët e ftohta fëmijët nga shkolla ju kthyen të mërdhirë.

Tashmë të gjithë jemi të gëzuar, të gëzuar sepse sezona e ngrohjes iku e moti po vjenë duke u rregulluar. Mund të ketë shi por jo edhe ndonjë ftohtë i madh!

Dal e ngadal po vjen PRANVERA.