Afrim Gashi: Vetvendosjen e krijoi ShIK-u që ta dobësonte LDK-në

07.02.2017 20:19:39

Çdoherë kam pasur dyshimet e mija! në këtë shkrim po i renditur disa fakte që janë shumë bindëse në këtë.

1. Kundërshtimi i gjykatës special, dihet mirë se kjo gjykatë pikërishtë anëtarët e SHIK-ut do t’i prekë më së shumti, e pasi këta janë në institucionet nuk mund të kundershtojnë atë që u servohet nga ndërkombtart. Këtë e bëjnë në emer të “krijimit të shtetit” të pastër.

2. Votat e PDK-së për VV në Prishtinë. Të gjithë e dinë se ishin mbi 10,000 votat e PDK-së që e sollen në pushtet Shpend Ahmetin, kush më mire do t’i shërbente interesave të ish SHIK-ut ( kështu do të duhej të quhet zyrtarishtë)

3. Akuzat e drejtuara kundër LDK-së për gjoja keqëqeverisje duke lanë anash PDK si bashkëqeverisëse, kjo e dëshmon se VV dhe PDK emrusin e përbashkët kanë SHIK-un.

4. Prishja e grupit opozitarë po del se nismëtare ka qenë VV, këta i bëjnë këto lojra politike vetem e vetem që PDK të mbetet në pushtet, nuk ka shumë dallim se a është VV apo PDK!

5. Është shumë e freskët dita dhe situate kur Hashim Thaqi u zgjedhë president i Republikës së Kosovës, ku ishin disa protesta dhe kundershtime të vogla jashtë sallës së kuvendit. Pse në atë senac nuk u hodhë gaze lotësjellës? Përgjigjja është më se e kjartë. Po të rrezikohej zgjedhja e Hashimit ata edhe do të futeshin në seanc dhe do ta votonin.

6. Hashimi e Kadria madje kanë dërguar edhe emisarët në special në Vetvendosje, edhe po që nuk ia them emrin të gjithë e dine se ai është Rexhep Selimi, njeriu që shumë është përfolur që ka gishtë në vjedhjen në dhomën e dëshmisë, njeriu I cili çdo here është i perkdheluri i policies, sigurimit të kuvendit etj. Ende ka dyshime?

7. Rasti i fundit është edhe më i kjartë. Tash u bënë 13 ditë që autobusët e komunës janë duke qëndruar në terminalin doganor që është prone e Devolli Corporation që njihet për afërsinë me PDK-në. Deri më sot borxhi i komunës së Prishtinës ka arritur 3600 euro në total, dhe mund të shkojë në plus 300 Euro për çdo ditë. Pra e përbashkëta e PDK-së(SHIK-ut) dhe Vetvendosjes është Devolli Corporation kompani e cila financon në të dy subjektet.

Mjaftojnë që të bindemi së më të vërtetë qëndron fjalia e sipërpërmendur

“Vetvendosjen e krijojë Shik-u që ta dobësonte LDK-në”

Por jo, LDK-ja dita ditës vetem se po rritet dhe në zgjedhjet lokale të këtij viti do të fitojë në shumicen e komunave të Kosovës duke përfëshirë edhe Prishtinen, si dhe në vitin e ardhshëm do të fitojë bindshëm në zgjedhjet nacionale. Këtë e garanton puna e shkelqyeshme e qeverisë Muatafa, puna e suksesshme e ministrave Hoti, Abrashi, Bajrami, Zharku etj etj.