Agim Bahtiri dhe Albin Kurti vazhdojnë ta “trashin” miqësinë e “çuditshme”

01.09.2018 23:02:23
Agim Bahtiri dhe Albin Kurti vazhdojnë ta ruajnë miqësinë, edhe pse për shumëkë, miqësinë e çuditshme.

Sot, ditë vikendi, kryetari i Mitrovicës është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. E këtë takim, Kurti e ka bërë publik në Facebook.

“Mitrovica ka vuajtur shumë nga politikat e ndarjeve. Nuk ka vend për ndarje të reja. Ata që e duan Kosovën, do të bashkohen, ashtu si unë dhe Albini, përtej ndarjeve partiake, dhe do t’i themi jo zvogëlimit të territorit kombëtar e kontestimit të shtetësisë e pavarësisë”, shkruan Bahtiri.

Nuk është herë e parë që Kurti takohet me Bahtirin.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Koha për bashkim!

Pata kënaqësinë sot të takohem me liderin e VV-së, z. Albin Kurti, ku bashkëbiseduam për disa çështje nga aktualiteti politik në Kosovë.

Mitrovica ka vuajtur shumë nga politikat e ndarjeve. Nuk ka vend për ndarje të reja. Ata që e duan Kosovën, do të bashkohen, ashtu si unë dhe Albini, përtej ndarjeve partiake, dhe do t’i themi jo zvogëlimit të territorit kombëtar e kontestimit të shtetësisë e pavarësisë.

Shqiptarët janë autoktonë edhe në veri të Ibrit edhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ne duhet të kujdesemi për të dyjat duke punuar për të dyjat, e jo sikur dikush që vetëm flet e realisht nuk i intereson konkretisht për asnjërën, por veç për veten.