Agim Bahtiri i kërkon VV-së që ta propozoj emrin e ri të drejtorit të DKRS-së

23.08.2017 17:26:13

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka dashur të flas për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fidan Ademi.

Por i pari i komunës së Mitrovicës në një prononcim për Veriu.info i ka kërkuar kryetarit të Qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, që ta plotësoi këtë pozitë me një emër tjetër.

“Kërkoj nga kryetari i VV-së në Mitrovicë, z.Faruk Mujka, që sa parë të ma propozoj një person të devotshëm për pozitën e drejtorit të DKRS-së, pasi që në përputhje me marrëveshjen e koalicionit kjo pozitë i takon Vetëvendosjes”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe, sot kryetari Bahtiri ka shkarkuar drejtorinë e DKRS-së, Fidan Ademi.