Agim Bahtiri intervistohet nga Prokuroria për deklaratën që përmendi vëllavrasjen

30.03.2020 15:18:55

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton se sot është intervistuar Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj Agim Bahtirit pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Bahtiri është lëshuar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, deklarata e tij ka nxitur shumë reagime në publik.