Agim Bahtiri mban tryezë me partitë politike, injorohet nga PDK-ja

23.08.2018 17:22:58
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka mbajtur sot një tryezë të përbashkët me partitë politike.

Ashtu siç ka njoftuar Bahtiri, në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e LDK-së, AAK-së, Vetëvendosjes dhe AKR-së, ndërkaq që PDK-ja e ka bojkotuar.

E Bahtiri me pjesëmarrësit kanë nxjerrur disa konkluzione ku përfshihet edhe pika që në  Bruksel nuk mund të bisedohet për ndryshim apo korrigjim kufijsh.

Pikë tjetër e këtyre konkluzioneve të nxjerra është edhe krijimi i Asociacionit sipas kushtetutës së Kosovës.

Kujtojmë se para disa ditëve Bahtiri kishte thënë për lajmi.net se është i bindur që të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare do të marrin pjesë.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe në tryezën e Bahtirit morën pjesë vetëm katër parti.