Agim Bahtirin – Veseli e kritikon, Haradinaj e mbron

24.12.2016 21:13:09

Për problemet e shqiptarëve në pjesë veriore të qytetit të Mitrovicës është folur në Kuvendin e Kosovës.

Kryekuvendari Kadri Veseli e akuzoi kryetarin e jugut të Mitrovicës, Agim Bahtirin, se nuk kishte punuar si duhet që shqiptarët të riktheheshin në veriun e banuar me serb, njofton Klan Kosova.

Kjo edhe pse ka pasur mjete nga fondi vullnetar. Për më tepër, Veseli dhe deputetët e PDK-së, e lanë atë fajtor edhe për ngritjen e murit në veri.

Por Bahtiri e sheh si te papranueshëm drejtimin e gishtit ndaj tij për çështjen e murit.

Edhe për kthimin e shqiptarëve thotë se ka bërë aq sa ishte e mundur duke shpenzuar 180 mijë euro.

Sipas tij deri tani i gjithë fondi për veriun është shpenzuar duke rregulluar 6 shtëpi, e duke shpërndarë material ndërtimor për 15 të tjera.

E në këtë situatë kryetarit Bahtiri po i del zot kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili të shtunën i erdhi në vizitë.

Ky i fundit po vlerëson se fajet për situatën në veri e ka niveli qendror.