Agim Çeku pas shpalljes së aktgjykimit lirues në rastin “Veteranët”: Ishte një vendim i drejtë dhe i pritur

19.01.2021 13:06:22

 I akuzuari në rastin e njohur si “Veteranët”, Agim Çeku,  ka pohuar se aktgjykimi lirues ndaj tij dhe të akuzuarve tjerë është i drejtë dhe i pritur.

Çeku tha se gjatë tërë kohës e ka ndjerë vetën të pafajshëm.

“Aktgjykimi lirues për mua dhe anëtarët e tjerë të komisionit për verifikimin e veteranëve është aktgjykim i drejtë, i pritur. Gjatë tërë kohës që nga fillimi e kam ndjerë vetën të pafajshëm, këtë e dëshmuam gjatë këtij procesi dhe ishte një vendim i drejtë dhe i pritur”, tha ai para mediave.

Të akuzuar për rastin “Veteranët” ishin Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”