Agim Veliu tha se janë qendrime individuale ato për mosnjohjën e Thaçin president

11.05.2017 15:00:16
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbledhur sot Kryesinë e partisë ku do të diskutojnë për hapat që do t’i ndërmarrin pas mocionit të djeshëm ku u rrëzuar Qeveria e Isa Mustafës.

Ndërkaq, në orën 17, kryetari Isa Mustafa do t’i takojnë kryetarët e degëve të LDK-së.

Para takimit, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu tha se në mbledhjen e kryesisë do ta diskutojnë mocionin e djeshëm dhe për hapat e mëtutjeshëm që do të marrin.

Për mospjesëmarrjen e sotme në ftesën e presidentit Thaçi për të diskutuar datën e zgjedhjeve, Veliu tha se kjo ka ndodh për ndonjë keqkuptim pasi ata njohin të organet kushtetuese.

Madje zërat që nuk do ta njohin presidentin Thaçi, Veliu tha se janë individual, por jo qëndrim i organeve të LDK-së.

Veliu tutje ka thënë se Isa Mustafa do të vazhdoj të jetë kryetar i LDK-së.