Agjenti i Turan tregon të ardhmen e mesfushorit

21.07.2016 16:01:41

Sipas agjentit të mesfushorit turk, Arda Turan do të qëndroj te Barcelona.

Agjenti i mesfushorit të Barcelonës, Arda Turan, ka thënë se skuadra angleze, Arsenal nuk kanë treguar interes.

Kështu, ish-futbollisti i Atletico Madridit do të qëndrojë  edhe këtë sezon në Camp Nou.

“Jo, unë nuk kam dëgjuar asgjë nga Arsenali”, ka thënë Ahmed Bulut për‘Goal’.

“Arda do të qëndrojë te Barcelona”, përfundoi agjenti i mesfushorit turk