Agron Mustafa: Telekomi nuk ka të ardhura si në të kaluarën

23.09.2016 21:34:43

Drejtori i Vala-s, Agron Mustafa flet për dëmet eventuale që mund të ia ketë bërë PTK-së zhvillimi i teknologjisë, pra aplikacioneve si WhatsApp e Viber.
“Industria e telekomunikacionit ka pas një ndryshim rrënjësor këto vitet e fundit, konkretisht duke iu referuar dy programeve kryesore siç janë Viber dhe WhatsApp”.

“Telekomi nuk është ai që ka qenë para 5-6 viteve që ka shumë shumëprofitabile. Situata tani është shumë më ndryshe”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Mustafa, ka thënë se drejtuesit e institucionit para tij nuk kishin fokus zhvillimet teknologjike.

“I gjithë fokusi në të kaluarën ka qenë investime të drejtuara tek komponenta e telefonisë mobile. Por zhvillimet e fundit po tregojnë se Telekomi nuk është përgatitur për sfidat që e kanë pritur”.