Ahmet Asani: Kur pat shkuar Rugova n’Amerikë

27.09.2018 22:35:39

Kur pat shkuar Rugova n’Amerikë,
për Kosovën Republikë!
Komunistët fort protestuan,
Amerikën thoshin se duam!

Ngriti zërin Fazli Velija,
rroftë monizmi tha rroftë Partia!
Puthi yllin në Flamur,
s’guxon kush me hjek kurrë!

Jakup Krasniqi e Hashim Thaqi
Leninizmi që zemrën ua knaqi!
Kërkonin Kosovën Republikë,
pa pluralizëm e pa Amerikë!

Amanet na e la shoku Enver,
me Amerikë asnjëherë!
Komunistë jemi proletarë,
do t’ham kashtë e do t’hamë barë!

Fill pas lufte i kapi droja,
ndërruan lëkurë se u doli boja!
shpallën veten pluralista,
për t’u thënë tjerëve komunista!?

E vodhën popullin deri në asht,
nga e majta kaluan djathtë!
Gjitha punët i lidhën nyje,
që askush mos tu bie n’fije!

Ec e mos e ha ni thes kripë,
kush ka mbet me ba politikë?!
Kush ka mbet me shit Amerikanizēm,
demokraci e pluralizëm?!

Me u pas hjek me kohë ylli,
sot n’Kosovë do t’ngrohte Dielli!
S’do t’kish pas vëllavrasje e as hajni,
as n’Kosovë e as n’Shqiptari!