Ahmet Asani: Mocioni kundër Qeverisë – Mocion i Internacionales Komuniste

10.05.2017 12:50:41

Pjestarë të internacionales se vjeter komuniste nga PDK-NISMA-AAK, te mbeshtetur nga neokomunistet VV-ës qe jane kunder shtetit te Kosovës, sot te bashkuar jane ngritur kunder përcaktimit te kufijeve shtetror te Kosoves, kunder hapjes se Kosoves ndaj botes, kunder Gjygjit Nderkombetar të Drejtesise, kunder perparimit ekonomik e kulturor te shtetit te Kosovës! Nuk është hera e pare qe LDK perballet me te majten ekstreme! Fjala eshte per formacione te internacionales komuniste te cilet nuk hoqen dore nga ylli komunist as ne v.1990, kur ne Shqiperi demokratet po permbysnin komunizmin, por tek pas çerek shekulli per kolltuk brenda nates yllin internacionales komuniste e kamufluan duke e mbuluar me vello blu! LDK deshti t’i besoje te mires, por kjo qe po ndodh sot ne parlament, tregon se subjektet PDK-VV-AAK-NISMA i jane konsekuente ndaj ideologjise komuniste e cila per pushtet nuk sheh interesat e popullit e shtetit te Kosovës!

LDK pas keti mocioni te majtes komuniste, e paluhatuar e pa hamendje duhet të vazhdoje rrugetimin e nisur nga Dr.Ibrahim Rugova, per nje Kosove te Pavarur e Demokratike në miqesi të përhershme me Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe me shtetet mike te Bashkesise Evropjane!