Ahmet Asani: “Rinia është mirë të qendrojë sa me larg dezinfomatave komuniste!”

16.06.2018 17:40:07
Këto ditë një mik i im më dërgoi nje link prej nga shkarkova, disa memoare të një hoxhe komunist nga Shkupi! Nuk dua këtu të përmend emra, e para nga që gjate gjithë veprimtarise time gjithënji jam marr me procese e jo me emëra, dhe e dyta në rastin konkret kemi të bëjmë me disa emra të cilët po i përmenda, është rrezik t’më zë vneri e ti nxjerr edhe zorret nga barku!

I lexova këto memoare virtuale shpejtë për t’mos humbur kohë, nga që në rradhë kam për të lexuar disa libra me vlerë shkencore! Mendoj se gjitha të këqijat që kanë ndodhur e vazhdojnë të ndodhin në trojet tona etnike para v.1990, janë rezultat i sistemit komunist! Ngjarjet që kanë ndodhur e vazhdojnë te ndodhin nga v.1990 e pas, janë inercion i sistemit monisto-komunist dhe i nderdijes komuniste, nga e cila disa njerëz vetem vdekja mund ti ndajë!

Përfundimisht e gjithë energjia e internacionales tani është përqëndruar ne një pikë, e kjo është që shoqëria shqiptare të dezinformohet deri në pafundësi dhe te behet sa më fanatike e sa më antiperëndimore, e gjithe kjo ne stilin “per inat te resë me vdekt djali” – thjesht jane në gjendje te shkaterrojne gjithëçka, per inat të sistemit demokratik pluralist dhe ekonomisë së tregut! Sikur vetem njeherë të kishim patur një qeveri kombëtare të dijes e shkencës, çështja e krimeve komuniste do t’ishte ndriçuar me kohë!

Mirëpo, mjerisht kjo çështje me rëndësi kombëtare, jo që nuk është trajtuar e nuk trajtohet në mënyrë profesionale e ekipore, por ka ngelur në duar të vet ish komunistëve, te atyre qe kane dhënë urdhëra te burgosen, keqtrajtohen e vriten nacionalistet shqiptarë, ose me e keqja ne duar te atyre qe ndoshta edhe kane vrarë me dorë te vet intelektualet e patriotët shqiptarë! Them se rinia e sotit eshte mire te qendrojë sa me larg dezinfomatave komuniste! Sa më larg truqeve e shkarravinave te kontaminuara komuniste, aq më mirë për shoqërinë shqiptare! Komunistët nuk dallojn shume nga njëri tjetri, në fund të fundit gjithë të majtit baba e kanë Marksin, nënë Partinë, kurse për ideal e
kanë Pushtetin!