Ahmeti: Kemi nevojë t’i mbrojmë interesat tona jo të Malit të Zi

04.08.2016 12:23:54

Shpend Ahmeti ka bërë një shkrim në Facebook për demarkacionin me Malin e Zi

Përderisa kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, po qëndron në protestën që po mbahet para kuvendit,  ai ka bërë edhe një shkrim në Facebook.

Ahmeti thotë se Mali i Zi ka mjaftueshëm ekspertë të cilët punojnë për interesat e tyre e siç thotë ai s’kemi nevojë për dy palë në Kosovë.

“Më shumë po kërkojnë dëshmi nga ekspertët e pavarur të Kosovës se kjo tokë është e Kosovës, se sa që kanë kërkuar dëshmi për vite nga Mali i Zi se kjo tokë i takon Malit të Zi. Mali i Zi ka mjaftueshëm ekspertë e shtet me punu për interesat e tyre, skemi nevojë për dy palë në Kosovë, por për mbrojtjen e interesave tona”, shkruan Ahmeti.

Ndryshe, dje për më shumë se 10 orë është mbajtur debati profesinal – shkencor për demakracionin, ku u shpaloseën shumë fakte nga të dy palët, por debati përfundojë pa konkluzione konkrete.