Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit e shpëtoi Maqedoninë nga tragjedia

13.08.2016 20:54:57

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka folur për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit e cila u nënshkrua 15 vite më parë nga pala shqiptare dhe ajo maqedonase.

Ahmeti tha se para konfliktit të vitit 2001, shqiptarët dhe maqedonasit kanë kërkuar një demokraci të mirëfilltë, trajtim në mënyrë të barabartë. Por,  sipas tij kjo fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Ai ka thënë se NATO-ja dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë shpëtuar Maqedoninë nga një tragjedi.

“Vitet e 90-ta kur ndryshohej kushtetuta, shqiptarët nuk u përfillën, kërkonin arsim të lartë apo simbole kombëtare shtypeshin me gjak, nuk kishte sesi që të ndodhë ajo që ndodhi. Por në këtë situatë ne kemi një moment shumë të rëndësishëm sepse SHBA, BE, e kishin kuptuar një të vërtetë të madhe dhe në Maqedoni u jemi mirënjohës NATO-së që ndërhyri në momentet e para kur mund të shndërroheshim në momente të pa kthim pas apo gjakderdhjes dhe të përsëritej Bosnja apo Srebrenica në këto hapësira. Mirënjohës NATO-s dhe misionarëve nga të gjithë, jo vetëm ne shqiptarët, por edhe maqedonasit, që na shpëtuan nga një tragjedi”, ka thënë Ahmeti,