Ahmeti: Me mendje e zemër me Gjilanin pas aksidentit të tmerrshëm

07.03.2019 18:26:07

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ofruar ndihmën e tij qytetit të Gjilanit, pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka shprehur ngushëllime familjes Çoçaj, ku në aksidentin e tmerrshëm në Gjilan humbi jetën Qerim Çoçaj, raporton lajmi.net.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar po ashtu se Prishtina është në gatishmëri për ta ndihmuar për çdo gjë Gjilanin.
Ndryshe, në aksidentin i cili ndodhi në mesditë në Gjilan, ku një kamion ka goditur disa vetura, për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar 16 të tjerë.
Postimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:

Me mendje e zemër me Gjilanin pas aksidentit të tmerrshëm. Ngushëllime familjarëve dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Qëndrojmë në gatishmëri për çdo gjë që duhet ndihmuar.