Ahmeti, për padinë e PDK-së: Nuk kam frikë nga “Klani #pronto”!

27.08.2016 17:36:57

Pas lajmit se dega e Partisë Demokratikë në Prishtinë do ta padisë kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ka reaguar ky i fundit përmes profilit të tij në Facebook.

“Dega e PDK Prishtinë paska thënë se po me ngrisin kallëzim penal. Pas LDK Prishtinë, edhe PDK Prishtinë ngrisin kallëzim penal. Klani #pronto mund të kërcënojnë sa të duan me pronto gjykata por nuk ja u kemi friken. Hajnat do të mbesin hajna e mashtruesit do të mbesin mashtrues” (sic.), ka thënë ai.