Ahmeti për përmbytjet në Shkup: Do t’u qëndrojmë pranë të dëmtuarve

07.08.2016 14:46:29

Udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka shprehur ngushëllime, familjeve të viktimave nga përmbytjet që ndodh mbrëmë në Shkup.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar se do t’u qëndrojnë pranë të dëmtuarve.Ja postimi i plotë i Ahmetit: Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave nga vërshimet e mbrëmshme në Shkup me të cilët ndaj dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre.

Njëkohësisht siguroj të gjithë të dëmtuarit që do t’ju qëndrojmë pranë për çdo nevojë të tyre dhe do t’i mbështesim tërësisht me të gjitha kapacitetet institucionale dhe njerëzore.