Ahmeti përuron autobusët e rinj të Prishtinës

11.01.2017 11:33:27

Kreu i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka përururar sot 15 autobsët e rinj që do të nisin punën në kryeqytet.

 

Ai me këtë rast bëri të ditur se 15 autobusët e dytë vijnë me 23 janar dhe të fundit në mars ose prill.

“Sot kam knaqësinë para juve të hapi këtë përurim të transporti publik në Prishtinë. Sot pas tre viteve jemi me autobusët e  ri pas shumë diskutimesh e analizash që t’i kemi sot këta autobusë në Prishtinë. Meqë rast i kemi 51 autobusë të cilët nuk do ta mbulojnë të gjithë transportin publik në Prishtinë, pasi Prishtina ka nevojë për mbi 120 për ta mbuluar”, tha ai në fjalimin e  tij para të pranshimëve.

E megjithatë sipas tij, kjo e mbulon një pjesë të madhe të sektorit publik në transport. BERZH siç tha Ahmeti,  na ka dhënë një kredi të jashtzakonshme.