Ahmeti pyet pse EULEX-i i hargjoi 1 milionë euro për rastin “Pronto” pa ngritur asnjë aktakuzë?

04.08.2016 23:09:48

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” rreth skandalit “Pronto 2”, duke hedhur dyshime se a duhet besuar EULEX-i.

Ai ka thënë se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, protagonist i këtij skandali, është vetëm një hallkë e sistemit të gjerë të të papërgjuarve.

“Ai që nuk e kupton se e ka shkel ligjin me këto vendosje të njerëzve në borde është deputet (që voton për ligje) dhe shef i grupit parlamentar të partisë më të madhe në qeveri. Është vetëm një hallkë e sistemit të gjërë ku ka edhe shumë të tjerë të papërgjuar. Këtë sistem duhet shturrur dhe hetuar. Këto ditë plotë njerëz janë duke u menduar se a kanë folur me të në vitin 2011 dhe çka kanë thënë”, shkruan Ahmet.

Ahmeti më tej shkruan se EULEX-i i ka pasur të gjitha këto përgjime dhe i ka shpenzuar një milionë euro në ditë, por pa rezultat.

“Dhe krejt në fund, EULEX i ka pas krejt këto dhe i kanë shpenzuar nga 1 milion euro në ditë pa asnjë aktakuzë në këtë rast. Ende të besojmë në këtë mision?”, përfundon Ahmeti.